LajmeMaqedoni

MSH: 336 RASTE TË REJA, 10 VIKTIMA, 385 TË SHËRUAR

NË TOTAL 91.891 RASTE, AKTIVE – 8.667


MSH-ja njofton se konform të dhënave të ISHP-së, në 24 orët e fundit janë bërë 1964 testime, kurse janë regjistruar 336 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 145, Kavadar – 27, Ohër – 25, Prilep – 17, Tetovë – 15, Kumanovë dhe Veles nga 13, Manastir – 12, Dellçevë dhe Strugë nga 10, Gostivar – 7, Gjevgjeli dhe Berovë nga 5, Strumicë, Resnjë dhe Radovish nga 4, Kërçovë, Sveti Nikollë dhe Negotinë nga 3, Kriva Pallankë, Probishtip, Makedonski Brod, Krushevë dhe Demir Kapi nga 2 dhe në Koçanë është shënuar një rast I ri.

Janë regjistruar 385 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 10 persona. 5 pacientë nga Shkupi (53,61,81,84 dhe 86vj) dhe nga 1 pacient nga Kavadari (72vj), Gostivari (61vj), Koçana (49vj), Ohri (83vj) dhe Prilepi (68vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 91.891, numri I të shëruarve është 80.393 kurse I viktimave – 2.831. Për momentin shënohen 8.667 raste aktive.

Deri më tani, në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 449.995 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button