Showbiz

Naser Rafuna e uron para kohe Adriana Matoshin për pozitën e deputetes

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë kandidate për deputete në Zgjedhjet parlamentare 2021.

Ajo garoi krah Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 60, teksa edhe pse votimi ka përfunduar, nuk dihen ende rezultatet përfundimtare për deputetët që do të zënë ulëset në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Miku i saj i mirë, aktori Naser Rafuna publikoi në InstaStory një fotografi të aktores me plot urime për të, duke ngjallur pikëpyetjen te fansat nëse Adriana tashmë zyrtarisht i ka fituar votat për deputete.

“Urime shoqja e klasës, mbesa ime, syni, haverica ime, energjia më e mira…ky person do të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës. Njeriu që veç duke qeshur më ka shkuar çdo ushtrim shkolle, shfaqje e ndejë. E rrallë si kjo, e drejtë shkurt më e mira. Urime motër”, kanë qenë fjalët e aktorit Rafuna në InstaStory.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button