BotaLajme

Në Australi për herë të parë nga Lufta e Parë Botërore është shënuar rënie e popullatës

Agjencia australiane për statistika kumtoi se për herë të parë pas më shumë se një shekull, prejse janë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë me Kovid-19 dhe është ndërprerë fluksi i emigrnatëve, është regjistruar rënie e popullatës në Australi.

Deri në shtator të vitit 2020 popullata në Australi është rritur për më pak se një për qind, ndërsa në kuartalin e fundit të vitit të kaluar është regjistruar rënie.

“Për herë të fundit kemi pasur rënie të popullatës në dhjetor të vitit 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore”, deklaroi drejtori për demografi në Agjencinë australiane për statistikë”, Fil Brauning.LAJME TË NGJASHME

“Ai shtoi se në dy kuartalet e fundit është shënuar rënie e migracionit nga vendet e huaja.

Me shekuj, rritja ekonomike e Australisë ndërtohet mbi minierën dhe bujqësinë dhe nxitet nga disa valë të migrimit masiv nga Evropa, Azia dhe nga vendet tjera.

Por, ishulli më i madh në botë vetëm me 25,7 milion banorë, praktikisht ishte izoluar nga pjesa tjetër e botës në fillim të pandemisë me Kovid-19. Masat restriktive dhe testimi mundësuan ballafaqim me sëmundjen dhe mundësuan hapje të ekonomisë me restriksione të kufizuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button