Sport

Në verë i mbaron kontrata, Bayern akord me anësorin e Real Madrid

Lucas Vasquez mbyll kontratën e tij me Real Madrid në verë dhe çështja e rinovimit ka dështuar, çka do të thotë se ai do të largohet në verë. 30-vjeçari nuk është i lumtur në Madrid dhe ndjen se duhet të provojë një aventurë të re dhe të lërë klubin ku u rrit dhe fitoi 3 Champions League.

Ai ka disa oferta në tavolinë nga Premier Legaue, por duket se destinacione i tij do të jetë diku tjetër. Nga ajo që raportojnë mediet madrilene, Vazquez ka arritur marrëveshje paraprake me Bayern Munchen dhe në verë do të jetë lojtari më i ri i tyre.

Real Madrid nga ana tjetër nuk ka në plan të propozojë një ofertë që plotëson dëshirat e tij sepse ata mendojnë t’u kushtojnë vëmendje lojtarëve si Rodrygo apo Vinicius. Lucas pritet të zëvendësojë Douglas Costa, i cili do të kthehet te Juventus në verë. /abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button