Kuriozitete

Nëse do lëkurë perfekte, ndiq këto 7 zakone

Disa zakone të vogla, që do iu ndryshojë jetën!

Thonë se lëkura e mirë është tregues i shëndetit të mirë ndaj vini re çdo sinjal që ajo lëshon për ju, shkuran “IconStyle”.

Disa zakone të vogla, të cilat mund t’i bëni pjesë të rutinës tuaj të përditshme janë ato që bëjnë diferencën për të pasur gjithnjë lëkurë të shëndetshme.

Aktiviteti sportiv
Në këtë mënyrë gjaku do të qarkullojë më mirë dhe do të ndjeni ndryshme të dukshme si në muskujt e fytyrës ashtu edhe në elasticitetin e saj. Ecni, bëni vrap apo merruni me aktivitete të ndryshme sportive për shëndetin e të gjithë organizmit dhe sigurisht lëkurës tuaj.

Hani yndyrna të shëndetëshme
Në mënyrë që të eliminojë inflamacionin dhe të prodhojë qeliza të shëndetshme lëkurës i duhen yndyrat e shëndetshme. Prandaj mundohuni të konsumoni shumë arra, avokado, peshk apo vaj ulliri.

Antioksidantët
Një nga elementët më të rëndësishëm për sa i përket shëndetit të fytyrës, por edhe të gjithë organizmit. Për të luftuar radikalet e lira ju duhet të konsumoni një dietë të pasur me antioksidues të cilat i gjeni tek frutat dhe perimet.

Vitamina C
Vitamina C është esenciale për prodhimin e kolagjenit në trup i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e elasticitetit të fytyrës. Atë e gjeni me shumicë tek kivi, portokalli, specat e kuq, luleshtrydhet, qitro apo brokoli.

Kujdes me aknet
Aknet apo puçrrat që mund të iu dalin herë pas here në fytyrë janë një proces i zakonshëm i trupit që mund të iu ndodhë të gjithëve ndaj mundohuni të mos i ngacmon. Ngacmimi i puçrrave me duar do të përhapë më shumë mikrobet dhe papastërtitë në fytyrë prandaj në vend të kësaj, mundohuni që t’i lini ato të shërohen vetë.

Flini gjumë
Ka një arsye përse quhet i famshmi “Gjumi i Bukurisë”. Gjumi është një nga aleatët më të mirë të lëkurës tuaj pasi arrin ta qetësojë dhe ta pastrojë atë.
Flini çdo natë jo më pak se 8 orë.

Zinku dhe vitamina E
Zinku funksionon si një riparues natyral për çdo dëm që mund të keni në lëkurë. Prandaj konsumoni shumë kungull, fara kungulli apo ushqime deti. Vitamina E nga ana tjetër njihet si një hidratuese e mirë e fytyrës që e ndihmon atë të qëndrojë elastike dhe të shkëlqejë. Përtej kapsulave me vitamina E, atë mund ta gjeni edhe tek arroret, avokado apo peshku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button