Slider

Nesër aktivizohet ueb faqja për termin! Të gjithë mund të paraqiten për vaksinim kundër Covid-19

Prej nesër do të jetë në funksion ueb faqja në të cilën qytetarët do të mund të paraqiten për të marrë vaksinën kundër Kovid-19. Sistemi do t’i pranojë fillimisht personat të cilët kanë prioritet, gjegjësisht personat të sëmurë kronik.

 “Ueb faqja planifikohet të jetë në funksion nesër. Ajo do të thotë se mund të paraqitet çdokush. Sistemi do të gjenerojë prioritetet. Kjo do të thotë që sistemi do t’i pranojë edhe më të rinjtë të cilët nuk janë të sëmurë kronik të cilët kanë dëshirë për tu vaksinuar dhe atëherë kur do të vijë rendi për vaksinim do tu arrijë njoftimi”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Por ministri i shëndetësisë Venko Filipçe nuk di se kur do të arrijnë në vendin tonë vaksinat nga kompania Fajzer. Ai thotë se ajo që është e sigurt, është blerja e 200 mijë vaksinave  kineze Sinofarm. E këto vaksina pritet të arrijnë në aeroportin e Shkupit brenda këtij muaji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button