Slider

NESËR MBYLLEN LOKALET – ORA POLICORE NGA 20:00 – 05:00?

Mbyllja e lokaleve dhe orë policore nga 20.00 deri në 05.00 të mëngjesit është propozuar në mbledhjen e sotme të Sjtabit Qendror të krizës, meret vesh jozyrtarisht nga burime të shtabit.

Një vendim I këtillë, sipas burimeve, merret për shkak të rritjes së numrit të infektimeve të reja dhe rasteve të vdekjeve nga COVID-19, por edhe për shkak të stërmbushjes së kapaciteteve të spitaleve të vendit, kurse pritet të votohet në seancën e sotme të Qeverisë.

Propozimi I Shtabit Qendror të Krizës është që këto masa të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme e Martë 05.04.2021.

Seanca Qeveritare për zyrtarizimin e rekomandimeve të Shtabit Kryesor Koordinativ është caktuar për ora 13.00, kurse konferenca për media parashihet për në ora 14.00. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button