Sport

Neymar do ta humbë edhe përballjen e dytë me Messit

Më 10 shkurt PSG fitoi ndaj Caen në Kupës, por u përball me dëmtimin e Neymar. Braziliani pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe iu desh të lërë fushën gjatë ndeshjes.

Pas ekzaminimeve mjekët dhanë një afat prej 1 muaji për rikuperimin e brazilianit, që përkon pikërisht në ditën e ndeshjes së dytë ndaj Barcelonës, 10 mars.

Megjithatë nga Franca raportojnë se Neymar nuk do të jetë i gatshëm për atë ndeshje. Një lajm i keq për brazilianin, i cili kishte shumë dëshirë të përballej edhe një herë me Messin.

PSG nga ana tjetër ka fituar 1-4 në “Camp Nou” dhe nuk ia ka shumë nevojën brazilianit. Do i duhet vetëm administrim i mirë i ndeshjes, për të mos humbur me 4 gola diferencë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button