Sport

Neymar tremb PSG! Sulmuesi brazilian ende nuk ka rinovuar kontratën, mendohet për një…

E ardhmja e Neymar te PSG vazhdon të mos jetë e sigurt dhe si gjithnjë, për brazilianin ka nisur një telenovelë. Së fundmi, ishte spanjollja “RAC1”, që raportonte se Neymar nuk do të rinovojë me PSG, pasi ka patur një bisedë me Messin dhe Laportën për t’u rikthyer te Barcelona.

Kjo lidhet me faktin se kapiteni argjentinas do të vazhdojë të mbetet te klubi katalanas.Rikthimi i Neymar te Barcelona do të ishte i vështirë duke pasur parasysh situatën financiare të klubit, megjithatë ai do të ishte i gatshëm të sakrifikonte për të kompletuar lëvizjen.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, drejtuesit e Barcelonës nuk kanë përjashtuar rikthimin e tij, por objektivi konkret është Erling Haaland dhe Lautaro Martinez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button