Showbiz

“Ngela shtatzënë aksidentalisht, por e humba fëmijën”, modelja e famshme sërish në pritje të ëmbël

Pak ditë më parë ajo vendosi që të zbulonte se ishte shtatzënë për herë të dytë. Është fjala për modelen e famshme, Belen Rodriguez, e cila po pret fëmijën e parë me partnerin, Antonino Spinalbese.

Por tani Belen ka zbuluar disa detaje të tjera rreth kësaj shtatzënie. 36-vjeçarja, e cila është nënë e një djali me ish-bashkëshortin Stefano de Martino, do mirëpresë në jetë një vajzë.

“Kam ëndërruar për një vajzë. Do quhet Luna Marie dhe do lindë në verë. Shpresoj të më ngjajë mua, mezi pres t’i bëj flokët gërsheta”, tregoi bukuroshja argjentinase, e cila është në muajin e 5 të shtatzënisë.

“Ngela shtatzënë aksidentalisht, por e humba
Për “Verissimo”, Belen rrëfeu edhe një ngjarje të trishtë të ndodhur përpara se të ngelte shtatzënë me vajzën. Ajo ka treguar se para kësaj shtatzënie ka humbur një fëmijë.

“Mbeta shtatzënë aksidentalisht. Kur unë dhe Antonio e zbuluam, ishim shumë të entuziazmuar. Nuk e prisnim, gjithashtu ishte me të vërtetë shumë herët por pastaj e kuptuam se nuk ishte aq keq sepse ishim dashuruar çmendurisht. Por ishte një shtatzënie që nuk përfundoi, pasi humbja foshnjën pas katër ditësh. Ishte e tmerrshme, por na bëri të kuptojmë se dëshironim shumë një fëmijë së bashku”, tha Belen.

“Ngela shtatzënë aksidentalisht, por e humba
Kjo e fundit shtoi se muajin tjetër ka ngelur sërish shtatzënë dhe se janë duke pritur me padurim lindjen e vajzës.

“Kisha ndaluar së besuari në dashuri. Sot dua që të zgjasë përgjithmonë, nuk do të gjej më kurrë një person si Antonino”, tha Belen teksa fliste për dashurinë e jetës së saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button