KosovëLajme

Nip e axhë vdiqën nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Klinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zajm të Klinës ku kanë mbetur të vdekur dy persona, njëri prej tyre i moshës 8 vjeçare.

Raportohet, dy viktimat kishin lidhje familjare mes vete, ata ishin nip e axhë dhe vijnë nga fshati Qupevë e Lartë e Klinës.

Sipas Policisë, fillimisht kanë pësuar lëndime të rënda trupore, pastaj janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe mjeku kujdestar ka njoftuar se ata kanë arritur atje pa shenja jete.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar një (1) fëmije dhe një (1) person i moshës madhore kanë arritur në Spital pa shenja jete“, thuhet në njoftim.Në lidhje janë publikuar edhe pamje, ku shihej se vetura ka pësuar dëme të mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button