Kuriozitete

Nis hetimi për veturat e Teslas që lejojnë lojëra në ekranin qendror

Agjencia Amerikane e Sigurisë në Trafik (NHTSA) njoftoi se ka hapur një hetim zyrtar për 580 mijë vetura “Tesla” të shitura nga viti 2017 e tutje, pas vendimit të kompanisë amerikane për të lejuar të luhen lojëra në ekranin qendror.

Kjo vjen pas një ankese të paraqitur nga një përdorues që zbuloi se mund të luante video-lojëra gjatë vozitjes, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Funksioni që po hetohet quhet “Passenger Play” dhe i lejon përdoruesit të luajnë lojëra në ekranin e tyre me prekje në veturë.

Ai paralajmëron se të luash gjatë lëvizjes është “vetëm për pasagjerët” dhe kërkon konfirmimin e kësaj përpara se të lejojë lojën.

Ankuesi shtoi se funksioni ishte i disponueshëm që nga dhjetori i vitit 2020. Më parë funksioni i lojës aktivizohej vetëm kur automjeti ishte në modalitetin Park.

NHTSA-ja bëri të ditur në fillim të këtij muaji se shpërqendrimet e shoferëve kanë rol të rëndësishëm në vdekjet në rrugët e SHBA-së si pasojë e incidenteve në trafik. /arbresh.info/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button