Slider

Një dëshmitar dhe dy ekspertë do të deklarohen për rastin “Naser Eshtrefi”

Në Gjykatën Penale të Shkupit do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantit Angel Petkovski në vitin 2014-të në Gjorçe Petrov në të cilën i akuzuar i parë është, Naser Eshtrefi, njofton Portalb.mk.

Sot pritet të deklarohet dëshmitari Dobre Martinovski, ndërkaq me propozim të mbrojtjes do të dëshmojnë edhe dy ekspertë, njëri psikiatër, ndërkaq tjetri psikolog, të cilët do të njoftojnë për gjetjet e tyre gjatë kontrollit të Eshtrefit.

Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button