Kuriozitete

Një gjykatë në Moskë gjobit TikTok-un për “thirrje për protestë”

Një gjykatë në Moskë gjobiti me 2,6 milionë rubla (rreth 28.000 euro) platformën TikTok, për mosanulimin e ftesave të pretenduara për të mitur për të marrë pjesë në protestat kundër ndalimit të opozitarit Alexei Navalny, në fund të janarit.

Vendimi vjen në një kohë kur Moska po rrit presionin mbi rrjetet e huaja sociale.

Disa ditë më parë, po kjo gjykatë vendosi tri gjoba ndaj Twitterit, me gjithsej 8.9 milionë rubla (rreth 100.000 euro), pasi akuzoi këtë rrjet social se kishte dështuar për të hequr përmbajtjet që autoritetet ruse besojnë të jenë “të ndaluara” dhe u bën thirrje “të miturve për të marrë pjesë në demonstrata të paautorizuara”. \ atsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button