BotaLajme

Pacienti që kaloi COVID-19 infektohet sërish dhe ndërron jetë

Autoritetet gjermane janë vënë në alarm nga vdekja e një pacienti.

Dyshohet se ai mund të jetë prekur nga mutacioni i ri i virusit që po përhapet me shpejtësi dhe po infekton mijëra njerëz çdo ditë.

Një 73 vjeçar që i mbijetoi koronavirusit disa muaj më parë, u infektua sërish dhe raportohet se ai humbi jetën.

Mediat gjermane njoftuan se viktima mund të jetë infektuar për herë të dytë nga mutacioni britanik, pasi sipas të dhënave dhe studimeve të deritanishme, nëse kalon Covid, trupi i njeriut fiton imunitet.

Vdekjet nga ri-infektimet e virusit janë shumë të rralla, pasi për herë të dytë infeksioni besohej se do të ishte më i butë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button