Slider

Pakoja e pestë e masave është finalizuar, kush përfiton?

“Ne jemi në fund të dimensionimit të pakos së pestë të masave. Gjithsesi i dëgjojmë sindikatat, punëtorët, punëdhënësit, odat, të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces dhe do të marrim vendime përfundimtare. Vendimi pëfundimtar me siguri do të jetë sublimim, këtë fundjavë në të cilën do të punojë ekipi ekonomik i Qeverisë që mund t’i japë propozimet zyrtarisht edhe para opinionit dhe para Qeverisë dhe të fillojë me fomimin e akteve juridike përkatëse për realizimin e tyre, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se pakoja e pestë e masave parashikon injektimin e drejtpërdrejtë të 50 deri në 60 milion eurove në ekonomi, por përmes lehtësimeve të ndryshme dhe masave autonome, efekti si fonde të ndara nga buxheti do të jetë shumë më i madh.Reklame

Ai paralajmëroi se pakoja prej rreth 16 masa do të ofrojë edhe opsion për ndihmë apo për grant gjegjësisht kredi pa interes me mundësi nga vlera 10-30 për qind do të jetë në formë të granteve.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se pakoja e pestë ekonomike do të publikohet së shpejti.

Ai shtoi se janë precizuar të gjitha detajet dhe se pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

“Kompanitë do të kenë mundësi të aplikojnë për ndihmë financiare për pagimin e pagave dhe kredi pa interes. Që fondet të bëhen të pakthyeshme, ata duhet të plotësojnë disa kushte gjegjësisht, secili që do të marrë subvencion siç njihet te njerëzit, unë e quaj ndihmë financiare për paga, përmes mekanizmit të rënies së të ardhurave prej 30% deri në 80% dhe mbështetje graduale, natyrisht që do të jenë të destinuara për paga, atëherë kjo ndihmë do të bëhet e pakthyeshme vetëm nëse tregojnë rezultate pozitive financiare, në të kundërtën do të duhet t’i kthejnë – deklaroi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Ndihma e shtetit për qytetarët dhe kompanitë me mjete buxhetore konkrete të drejtpërdrejta arrin 1,1 miliard euro gjatë kovidit, ndërsa pagesat e drejtpërdrejta vetëm në ekonomi janë mbi 350-260 milionë ezuro plus kartelat shtesë të qytetarëve të prekur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button