Slider

Pakoja e pestë ekonomike në Maqedoninë e Veriut, ja çka përfshihet në të

Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, ndau një pjesë të masave të parapara me pakon e pestë për mbështetje të qytetarëve, punëtorëve, ekonomisë.

Një nga masat, siç tha, është të fshihen të gjitha normat e interesit të borxheve të cilat i kanë qytetarët ndaj institucioneve shtetërore dhe komunale për borxhe më të vjetra se tre muaj nën kushtin që t’i rregullojnë në 12 këste të borxhit që e kanë.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

“Kjo do të thotë për ujë, për ngrohje, tatime ndaj shtetit, ndaj ndërmarrjeve banesore, ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit, gjithçka. Më së shumti janë të goditur qytetarët të cilët definitivisht nuk kanë mundur të arrijnë t’i paguajnë rregullisht faturat. Qëllimi ynë është jo menjëherë ta kthejnë borxhin, por në 12 këste të lidhin kontrata, sipas të gjitha gjasave do ta përpunojmë me këstet dhe gjithçka, por edhe t’i shlyejmë tërësisht normat e interesit dhe me atë ta lehtësojmë”, tha Zaev, duke shtuar se qëllimi është t’i shlyejnë të gjitha normat e interesit për borxhet të cilat janë për persona fizik dhe se me zgjidhje ligjore kjo është e mundur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button