KosovëLajme

Pamje si nëpër filma, hajnat vjedhin kasafortën e një biznesi në Prishtinë (Video)

Hajnat kanë arritur të kryenin një vjedhje profesionale mbrëmë afër zonës Industriale që lidh Fushë-Kosovën me Prishtinën.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet se si katër persona brenda 1 minute arrijnë të vidhnin kasafortën e një biznesi.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në orën 24:30 të mesnatës.

Hajnat e maskuar shihet se si arrijnë të depërtonin brenda objektit ku ndodhej kasaforta dhe me shpejtësi arrijnë ta fusnin atë në veturë, para se të iknin nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende se sa është vlera e dëmit të vjedhur në këtë rast.

Rasti është lajmëruar edhe në polici dhe kanë nisur hetimet për këtë vjedhje./Indeksonline/

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/248576513464664/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button