KosovëLajme

Paralajmëron Hasani: Nëse deri me 5 maj s’kemi president, dalim në stërnishtë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka shpjeguar procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Hasani thotë se nëse vendi s’do të ketë president të ri deri më 5 maj, do të shkatërrohet rendi kushtetues në vend.

“Afati i fundit është 5 maj më duket kur i përfundon mandati  gjashtëmujor”, tha Hasani.

“Këta sot që po dështojnë që dy herë munden edhe deri në mëngjes me dështu por pa u bo 80 nuk konsumohet dhe kjo mund të vazhdojë deri më 5 maj”, shpjegoi Hasani në T7.

“Më 5 maj ti e shkatërron institucionin e presidentit e shkatërron i9nstitucionin e Kuvendit dhe s’ka kush i shpallë zgjedhjet e as i certifikon zgjedhjet. Futesh në krijimin e një sistemi paralel  prej këtij kushtetues që e ke sot. Del në atë që e i kam thënë unë me shaka, ishalla nuk dalim në stërnishtë”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button