Slider

Parandalohet tragjedia e madhe në Shkup: Pacienti ndezi cigaren në Klinikën e Pulmologjisë, shmanget shpërthimi

Ministria e Shëndetësisë informon se sonte në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, një pacient i vendosur në dhomën për mbështetje të oksigjenit, ka nxjerrë maskën përmes së cilës po merrte oksigjen dhe ka ndezur një cigare.

“Për shkak të fluksit të oksigjenit në dhomë ka rënë zjarr dhe pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks. Stafi mjekësor kujdestar ka reaguar me shpejtësi, furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar një shpërthim” njoftojn nga Ministria, përcjell TetovaSot.

Rasti në polici është raportuar nga Klinika, ndërsa pacienti i lënduar që ka shkaktuar zjarrin nuk ka lëndime në rrezik për jetën.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga dhoma e spitalit është dëmtuar një pjesë e vogël e dyshemesë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button