Slider

Pas dy viteve kërkim, gjendet trupi i pajetë i Arben Asllanit nga Shkupi

Pas më shumë se dy vite kërkim është gjetur trupi i pajetë i Arben Asllanit nga Shkupi. Lajmin e kanë bë të ditur shokë dhe familjarë të tij.

35-vjeçari Arben Asllani u zhduk në janar të vitit 2019, kur për herë të fundit doli nga banesa e tij në Butel. Familja deri tani nuk kishte asnjë gjurmë ose informacion për të. Babai i tij Bekiri, pat thënë se nuk ka hasmëri me askënd dhe nuk ka ndonjë dyshim se kush ka mundur t’ia rrëmbej të birin. Por, dyshimet e tij ngjallen në autoritetet pse ato prej një viti nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje për hetimin.

Heshtjen e arsyetoj me një prapavijë jo të pëlqyeshme se ose e mbrojnë dikë ose ka edhe struktura të përziera të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë situatë- pat thënë babai Bekir Asllani, në një vjetorin e zhdukjes së Arbenit.

Babai i dy fëmijëve, Arben Asllani, herën e fundit është parë në orën 9 të darkës më 23 Janari të vitit 2019, duke hipur në makinën e tij pasi që kishte dal nga banesa në lagjen Veri të Shkupit. Familjarët në shenjë proteste kanë dalë disa herë para institucionit ligjvënës dhe kanë kërkuar nga autoritetet e shtetit që të ndërmerren masa për gjetjen e djalit të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button