Slider

Pas plagosjes së birit të Sulejman Rexhepit, arrestohen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar, pas plagosjes së birit të ish kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Ndërkaq, paraprakisht u njoftua se pas orës 16:00, sot në lagjen Gjorçe Petrov është plagosur i biri i Sulejman Rexhepit i cili është edhe nëpunës policor.

“Rreth orës 16:40 është paraqitur se në Shkup tek rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov, në afërsi të kishës, një person me makinë “Golf”, ka shtënë drejt makinës “Mercedes”, brenda së cilës ndodhej zyrtari policor Z.R. Sipas informacioneve të para Z.R ka pësuar lëndime në këmbë dhe është nisur drejt spitalit “8-shtatori” ku i është dhënë ndihma e parë”, thuhet në reagimin e MPB-së./TetovaSot

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button