KosovëLajme

PDK për deklaratën e u.d. të Presidentes: Vjosa Osmani po e vazhdon sulmin ndaj KQZ-së në stilin e Donald Trump

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka akuzuar Vjosa Osmanin, ushtruese e detyrës së presidentit, se po sulmon Komisionin Qendror Zgjedhor. Osmani tha se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ-në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

Bytyqi tregon arsyet, për shkak të të cilave, sipas tij, Osmani s’mund të mbrojë këtë institucion.

“Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së”, shkroi Bytyqi në Facebook.https://b965e24d1d152d7d689710c7020d61e8.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html

“E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit”, shtoi ai.

U.d së presidentit Vjosa Osmani përmes Facebook’ut ka folur për moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe listave të tyre për deputetë nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Sipas saj edhe kryetarja Valdete Daka duhet ta përmbush detyrimin e saj ligjor ashtu edhe siç edhe është betuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button