KosovëLajme

PECI: “LISTA VJOSA” MUND TA FORMOJË GRUPIN E VET PARLAMENTAR

Kandidati e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci ka thënë se “Lista Vjosa” do ta vazhdojë aktivitetin politik edhe nëse Vjosa Osmani zgjidhet presidente, njofton Insajderi.

Ai në “Debat Plus” tha bashkë me Donika Gërvallen sot gjatë ditës kanë pasur takime të ndryshme për të konsoliduar edhe më shumë partinë.

Peci thotë se qëllimi është që konsolidohet lista në çdo qytet të Kosovës.

Ai ka thënë se në koalicion nuk kanë hyrë me qëllimin që të formojnë një grup parlamentar “Lista Vjosa”.

“Nëse në ecje e sipër ka pajtueshmëri të dyanshme, se do të ishte në interes të palëve, nuk shoh diçka të keqe edhe nëse vjen te themelimi i një grupi të ri parlamentar. Por nuk ka qenë asnjëherë preokupim i yni se sa deputetë do të fitojë lista jonë”, tha ndër të tjera Faton Peci./Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button