LajmeMaqedoni

Përfundon obligimi për posedim të pajisjes dimërore në automjete

Obligimi për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet që ishte vendosur më 15 nëntor të vitit të kaluar përfundon sot.

Nga LAMM informojnë edhe se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë kryesisht nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button