KosovëLajme

Përplasje në VV në këtë komunë!

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka akuzuar disa asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje që po koordinohen me paritë opozitare që të “sabotojnë” projektet komunale.

Në një postim në Facebook, Haskuka deklaroi se është duke u bllokuar projekti për rregullimin e 100 shkollave, qendrave të mjekësisë familjare, ndërtesave publike etj

“Pas me shumë se 2 vite analizë, studim fizibiliteti dhe negocim, Komuna e Prizrenit ka arritur deri në një draft marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një grant dhe kredi afatgjate për efiçiencë të energjisë”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se “Me këtë projekt, në Prizren, të gjitha ndërtesat do të kalonin në standarde më të larta evropiane në aspektin e efiçiencës së energjisë”.

Por, sipas të parit të Prizrenit, asamblistë po bllokojnë gjithçka.

Këtu përfshiu edhe asamblistët nga partia e tij.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren qeverisë që nga viti 2017. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button