Sport

Persona të armatosur ndalojnë kombëtaren e njohur të futbollit

Përfaqësuesja e Belizës përjetoi momente paniku. Me të mbërritur në Haiti, vendin ku do të luajnë ndeshjen e parë të Kupës së Botës “Qatar 2022”, autobusi i përfaqësueses u ndal nga një bandë e armatosur.

Oficerët e policisë që po shoqëronin ekipin duhej të negocionin me bandën në mënyrë që autobuzi të mund të vazhdonte udhëtimin e tyre, diçka që e arritën duke shmangur një konflikt të mundshëm. Deon McCauley, kapiteni i përfaqësueses së Belizës në një deklaratë shtoi:


Kemi ende frikë, kemi kontaktuar FIFA-n dhe CONCAF për të bërë gjithçka që është e mundur për të shkuar në një vend më të sigurt”. Haiti po kalon një valë të fortë pasigurie për shkak të veprimit të bandave të shumta të armatosura, të cilat janë përgjegjëse për rrëmbimet që ndodhin çdo ditë në zonën metropolitane të Port-au-Prince.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button