Bota

Plumb në kokë, kush është gjahtari nga Shkodra që u vdiq në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali ku është vrarë aksidentalisht një shqiptar.

Pasi kishte dalë për gjueti, një plumb e goditi aksidentalisht në kokë, duke i marë jetën shqiptarit.

Nga raportimet, ngjarja e rëndë ndodhi në Spoleto të Italisë, ku shqiptari 40 vjeçar, i identifikuar nga mediat vendase si Artur Jera me origjinë nga Shkodra e Shqipërisë, i cili jetonte prej vitesh në atë zonë, u dërgua me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagës.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 4 pasditen e djeshme, kur burri kishte shkuar vetëm për gjueti.

Me një të shtënë të vetme, ai mbeti i plagosur në kokë. Të parët që ndërhynë, ishin gjuetarë të tjerë në zonë, të cilët menjëherë i dhanë alarmin policisë dhe urgjencës.

Aksidenti ndodhi në një zonë veçanërisht të paarritshme dhe të vështirë për t’u arritur.

Mjekët bënë gjithçka për të shmangur vdekjen e 40-vjeçarit, duke u përpjekur të ndërhynin në dëmtimin e rëndë të kokës, por më kot.

Për momentin, përjashtohet çdo hipotezë tjetër përveç asaj të shtënë të marrë aksidentalisht nga pushka e viktimës së aksidentit të tmerrshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button