Sport

Pochettino: Pres fitore me Monacon, dua të njëjtën lojë si në “Camp Nou”

Atmosfera te PSG është e shkëlqyer, kjo prej fitores së mesjavës 1-4 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, dueli i parë i raundit të 1/8 në Champions League.

Kampionët e Francës i pret një tjetër ndeshje e vështirë. PSG pret Monacon në shtëpi nesër në mbrëmje (21:00), sfidë që duhet fituar me çdo kusht.

Një përballje titulli, pasi edhe ekipi nga Principata po zhvillon një kampionat pozitiv. Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino flet rreth këtij dueli në konferencën për shtypin, duke i kërkuar intensitet djemve të tij.

Duhet të japim maksimumin për të mposhtur një ekip të fortë si Monaco. Lojtarët janë shumë të përqendruar, ndaj Barcelonës treguam se mund të fitojmë ndaj çdokujt.

Edhe nesër duhet të luajmë me të njëjtin intensitet si në Camp Nou, madje në të gjitha ndeshjet duhet të paraqitemi në të njëjtën mënyrë, kjo është sfida jonë.

Ka rëndësi të madhe takimi në Monaco, pasi vetëm 5 pikë është diferenca me ta. Duam të vijojmë të mbetemi në garën për titull“, deklaroi trajneri argjentinas. /abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button