KosovëLajme

Policia gati sa se dënoi me 500 euro gjobë pasi i hodhi gazlotsjellës, vajza ka një mesazh për ta

Pasditen e djeshme Policia e Kosovës po raportohet se ka përdori sprej lotsjellës ndaj qytetares Emine Haxhiu.

Krejt kjo, sepse ajo nuk kishte vendosur maskë mbrojtëse për qenin e saj të racës “Pitbull”.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit #gjesi në T7, ajo u shpreh se reagimi i djeshëm i policisë ishte i pavend, pasi qeni i saj 8-muajsh nuk po e rrezikonte askënd.

“Dje dola di çdo shëtitje tjetër me qen, s’kesh mirë se pata lëndu edhe këmbën, veç 5 min thashë të dalë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, policia madje deshën qe edhe t’i vendosin një gjobë me shumën prej 500 eurove.

Për këtë, ajo edhe insistoi dhe ofendoi ata. Megjithëse, ajo kërkon falje edhe në mënyrë publike për sjelljen e saj.

“Kërkoj falje publikisht që e kam prishë rendin dhe qetësinë, por ka qenë dicka momentale s’kam mujt me kontrollu”, tha ajo.

Ajo tha se do t’i ndjekë policët në vendin e ngjarjes edhe penalisht./GazetaExpress/

https://www.facebook.com/watch/live/?v=1162211374243917&ref=external

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button