BotaLajme

Prekëse, nëna me kancer blen dhurata për fëmijët kur ajo të mos jetë më pranë tyre

Një ngjarje prekëse ka ndodhur në Britani ku një nënë e re e cila ka shumë pak jetë pasi është e sëmurë me kancer ka lënë shumë mesazhe dhe dhurata gati për fëmijët e saj momentin që ajo s’do të jetë më pranë tyre.

Mediat vendase bëjnë me dije se Tiffany Dean nga Herne Bay, Kent, pak para Krishtlindjes u diagnostikua nga një kancer i rrallë që prek vetëm katër ose pesë njerëz në 100,000.

Pasi pësoi shqetësime të stomakut për muaj të tërë, mjekët konfirmuan diagnozën tronditëse dhe i dhanë lajmin Tiffany dhe burrit të saj Sean, 32 vjeç, se tumori i saj ishte i paoperueshëm, domethënë kanceri i saj në fazën e avancuar ishte terminal dhe ajo kishte vetëm pak muaj deri në një vit për të jetuar, raporton SomersetLive.

Ishte një rrufe në qiell për nënën e re më parë të shëndetshme për Henry, 7 vjeç, Chloe, gjashtë dhe 16-muajshe Jacob, por ajo po përqendrohet me vetëmohim të lërë sa më shumë kujtime, mesazhe dhe dhurata për fëmijët e saj.

Sean shpreson shumë se Tiffany mund të jetojë aq kohë sa të shohë përvjetorin e pestë të martesës në gusht.

Më duket sikur po humbas një copë nga vetja”, ka thënë ai.

Tani mamaja e përkushtuar po përpiqet të imagjinojë të ardhmen dhe të planifikojë dhurata të përshtatshme për secilin nga fëmijët e saj ndërsa rriten./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button