BotaLajme

PRESIDENTI SIRIAN INFEKTOHET ME CORONAVIRUS

Presidenti sirian Bashar al-Assad dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me Covid-19, sipas një deklarata të presidencës siriane sot, njofton Insajderi.

Bashar al-Assad dhe bashkëshortja Asma, u testuan për virusin pas disa simptomave të lehta, sipas deklaratës që konfirmoi se ata janë infektuar.

“Të dy gëzojnë shëndet të mirë dhe kanë një gjendje stabile dhe do të vazhdojnë punën gjatë vetë-izolimit në shtëpi që do të zgjasë dy ose tre javë”, shtoi më tej deklarata.

Asad shtohet në listën në rritje të liderëve botërorë të cilët kanë rezultuar pozitivë për Coronavirusin, përfshirë presidentin Francez Emmanuel Macron, kryeministrin Britanik Boris Johnson dhe ish-presidentin Donald Trump. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button