Sport

Princi i Arabisë Saudite futet në garë për ta blerë Interin

Fondi Publik për Investime i Arabisë Saudite ka shfaqur interesim për të blerë aksione në Inter nga pronari kinez Suning.

Suning është duke kërkuar të gjejë partnerë të përshtatshëm për Interin dhe sipas mediave italiane, familja Zhang është e gatshme t’i shesë shumicën e aksioneve në klubin italian, transmeton Gazeta Express.

Fondi britanik BC Partners është i pari që ka shfaqur interesim për t’i blerë shumicën e aksioneve në Inter, por palët ende nuk kanë arritur marrëveshje rreth vlerës së tyre, me të parin që i ka ofruar 700 milionë euro.

Suning dëshiron 1 miliard euro për t’i shitur shumicën e aksioneve.

Sipas Il Sole 24 ore, tani janë futur edhe disa fonde të reja në garë për ta blerë klubin.

Fondi Amerikan i Investimeve, Fortress, e ka bërë një ofertë fillestare tashmë për t’i blerë shumicën e aksioneve në klub.

E sipas La Gazzetta dello Sport, Princi i Arabisë Saudite Mohammad bin Salman është i interesuar për të investuar në Inter dhe do të ishte i gatshëm t’i blinte një pakicë aksionesh përmes Fondit Publik për Investime të Arabisë Saudite. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button