Kuriozitete

Projekti që nisi me 1 mijë dollarë, “Facebook” mbush 17 vjeç dhe ka 2.8 miliardë përdorues

“Facebook” mbushi 17 vjeç, rrjeti social që ka kaluar nga një lojë universitare në një lojë të madhe mediatike me 2,8 miliardë përdorues, me të gjitha problemet shoqëruese të zgjerimit dhe kontrollit të përmbajtjes, siç demonstrohet nga bllokada e fundit që i bëri ish-presidentit, Donald Trump.

Platforma filloi më 4 shkurt 2004 nga Mark Zuckerberg dhe shokët e tjerë të Kolegjit të Harvardit, Eduardo Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes me vetëm 1 000 dollarë investim dhe i projektuar fillimisht vetëm për studentët, por shumë shpejt u zgjerua në shkolla të tjera për të pasur më pas përhapjen në të gjithë botën.

Deri më tani, sipas tremujorit të fundit, ka 2,8 miliardë përdorues në muaj. Rajoni më i rëndësishëm aktualisht për rrjetin social të Zuckerberg është Azia, pasi Europa po ngopet.

Përtej inovacioneve të zbatuara gjatë viteve (video e drejtpërdrejtë, inteligjencë artificiale, tregti elektronike, takime, pagesa) përmirësimi i vërtetë i Facebook erdhi me fillimin e Messenger në 2011 (tani ka 1,3 miliard përdorues aktivë në muaj) dhe blerjen e Instagram në 2012 (një miliard përdorues) dhe WhatsApp në 2014 (dy miliard përdorues).
“Ne kemi një potencial të pafund për energjinë e erës në det të hapur nga tre anët dhe ne kemi teknologjinë më të mirë në botë në këtë zonë”, theksoi Moon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button