Slider

Prokurorja Ristoska: Kërkuam dënim maksimal për Mijallkov, Grujevski dhe Nikoliqin

Prokuroria Publike Penale e Shkupit ka kërkuar dënimin maksimal prej 10 vjet burgim për aktorët kryesor të aferës së përgjimeve që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Në fjalën përfundimtare, prokurorja e lëndës, Lençe Ristevska, që ka zgjatur mbi shtatë orë e gjysmë, kërkoi dënimin prej 5 vjet burg për ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov, të ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska si dhe dhjetë zyrtarëve tjerë të policisë, si Toni Jakimovski, Nadica Nikoliq, Goran Grujevski, që të gjithë drejtues në sektorët e lartë të policisë sekrete.

Ata akuzohen për përgjim masiv të paligjshëm të personaliteteve të ndryshme shtetërore e politike.Për të njëjtit ajo kërkoi dënim edhe me nga 5 vjet tjera për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button