Slider

Pronari i RTV Dukagjinit, i vetmi shqiptar që mori pjesë në dasmën e Arkanit dhe Cecës në 1995

Shefi i shtabit të PDK-së, njëherësh anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi përmes një konference për media ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës nga sot e ka shkëputur çdo komunikim me TV Dukagjinin dhe çdo platformë mediale që është në pronësi të oligarkut të të gjitha sistemeve, para dhe pas luftës në Kosovë, Ekrem Llukës.

Gjoshi ka thënë se zyrtarët e PDK-së nga sot nuk do të marrin pjesë në asnjë debat politik të Radiotelevizionit Dukagjini, i cili ka kohë që është shndërruar në zyre të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, por tashmë e ka arritur kulmin. Duke falënderuar të gjitha mediat në Kosovë, të cilat po vazhdojnë ta ruajnë korrektësinë, etikën mediale dhe raportimin objektiv, Gjoshi ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovs nuk do të heshtë më përballë manipulimeve mediale dhe presionit të pronarëve të tyre, që për shkak të marrëveshjeve të pista biznesore abuzojnë me hapësirën publike, duke u bërë mjet propagandues të Albin Kurtit, përfshirë këtu specifikisht televizionin e Ekrem Llukës.

“Për ta mbështetur këtë që po e themi, ju njoftojmë se personi përgjegjës për menaxhimin e rrjeteve sociale të televizionit Dukagjini, me inicialet H.S., është person përgjegjës edhe për menaxhimin e rrjeteve sociale të Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, llogaritë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të televizionit Dukagjini menaxhohen nga i njëjti ekip, nga e njëjta zyre dhe me të njëjtat pajisje.”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button