LajmeMaqedoni

Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë, të paraqitur nga: Ziadin Sela, Skender Rexhepi, Surija Rashidi, Safije Sadiki Shaini, Abdulla Saliu, Elmi Aziri, Halil Snopce, Ilire Dauti, Atnan Neziri, Artina Qazimi, Hysni Ismaili, Afrim Gashi, është në rend dite të njërës prej disa seancave të paralajmëruara për sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç është paralajmëruar, deputetët duhet të debatojnë për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim, me procedurë të shkurtuar.

Propozim-ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me procedurë të shkurtuar, është në rend dite të seancës së sotme të 26-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në rend dite të seancës janë edhe Propozim ligji për konfirmimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara pa leje, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim ligji për rishikimin e fakteve dhe dëshmive të përdorura në procedurat gjyqësore, në lexim të parë.

Është paralajmëruar edhe debat për Propozim strategjinë për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 – 2030.

Në njërën nga seancat e sotme kuvendore do të diskutohet edhe për Propozim ligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët pritet të diskutojnë edhe për propozim ligjin për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në bazë të Marrëveshjes së huasë për financimin e projektit “Vendosje të transportit të shpejtë me autobusë në Qytetin e Shkupit” , si dhe për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Bankën Maqedonase për Nxitjen e Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar.

Ndër pikat e tjera në rendin e ditës të seancave janë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për armët, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për kundërvajtje kundër rendit publik dhe qetësisë, si dhe Propozim igji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për pasaportat e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha në lexim të parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button