BotaLajme

Pse dështoi“presioni maksimal” i SHBA-së kundër Iranit

Administrata Trump i dha fund në majin e vitit 2018 pjesëmarrjes së SHBA-së në marrëveshjen bërthamore të Iranit, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), duke nisur një fushatë të “presioni maksimal”, që u karakterizua nga përdorimi i gjerë i sanksioneve të njëanshme kundër Iranit.

Strategjia synonte të bindte Teheranin të pranonte nënshkrimin e një “marrëveshje më të mirë”, që do të përmbante kufizime shtesë mbi programin bërthamor të Iranit, dhe një zgjerim të fushës së veprimit të paktit tek raketat balistike të Iranit dhe në ndikimin e tij rajonal.

Por qasja e administratës Trump gaboi në 2 supozime thelbësore. E para ishte që Irani nuk

do t’i përgjigjej sanksioneve të SHBA-së duke e zgjeruar aktivitetin e tij bërthamor. Në fakt, Teherani filloi që të shkele në mënyrë sistematike detyrimet e tij ndaj JCPOA që në mesin e vitit 2019, pasi e kuptoi se për shkak të “presionit maksimal”, nuk do të merrte asnjë nga dividendët ekonomikë që kishte pritur nga marrëveshja.

Përkundrazi,në fakt ai po penalizohej edhe më shumë sesa para nënshkrimit të JCPOA. Supozimi i dytë i gabuar, ishte se rritja e kostove ekonomike, do të detyronte Iranin të bënte lëshime të mëtejshme, ose të paktën do të zbehte aftësinë e këtij vendi për të forcuar ndikimin në rajon.

Por në vend të kësaj, Irani e rriti profilin e tij ushtarak rajonal, duke shtuar tensionet me Uashingtonin dhe partnerët e tij, dhe duke i sjellë vazhdimisht të dyja palët në pragun e një konflikti të hapur. Shkeljet e JCPOA nga Irani, u përshpejtuan pas vrasjes nëntorin e vitit

2020 të Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar i lartë bërthamor, duke i vendosur gjithnjë e

më shumë në rrezik 2 arritjet kryesore të marrëveshjes:kufizimet thelbësore në programin bërthamor të Iranit, dhe pranimit nga Teheranit të inspektimeve ndërkombëtare.

Megjithatë, ekziston ende një shans për ruajtjen e marrëveshjes në rast se Uashingtoni dhe Teherani do të punojnë me urgjencë drejt rivendosjes së një konsensusi nga të dyja palët, procesi që do të ndryshonte shkeljet e Iranit dhe do ta vendoste JCPOA-në sërish në një gjendje të qëndrueshme.

Rreziku i zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani

Një nga objektivat kryesorë për vendet që negociuan JCPOA me Iranin (SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia, të njohur si P5+1), ishte zgjatja e kohës që do t’i duhej Teheranit për të grumbulluar material të mjaftueshëm radioaktiv të coptueshëm për të prodhuar një armë bërthamore.

Sipas marrëveshjes, kjo “kohë e ndërprerjes” u zgjat nga 2-3 muaj në 1vit. Por si rezultat i shkeljeve të fundit të Iranit, të cilat regjimi teokratik i bëri në kundërpërgjigje të fushatës së “presionit maksimal”, zyrtarët amerikanë vlerësojnë tani se“koha e ndërprerjes” ka rënë në rreth 3 muaj.

Kufizimi i pasurimit të uraniumit

Para JCPOA, një nga debatet qendrore midis Iranit dhe P5+1, ishte nëse Teherani duhet të lejohej të vazhdonte pasurimin e uraniumit. Uraniumi që pasurohet me një izotop të caktuar (U-235) deri në 90 për qind, shndërrohet në shkallën që mund të përdoret për prodhimin e armës bërthamore.

Kompromisi që arritën palët, ishte se Irani do të lejohej të pasuronte uraniumin, por normat e pasurimit duhet të ishin nga 20 për qind si kufiri i sipërm në vetëm 3.67 për qind për 15 vjet. Në përgjigje të “presionit maksimal”, Irani e ka shkelur këtë kufizim, në fillim me një rritje në 4.5 për qind në vitin 2019, dhe në përputhje me një ligj iranian të miratuar pas vrasjes së Fakhrizadeh, në 20 për qind në janar 2021.

Grumbullimi i uraniumit të pasuruar

Nëse kapaciteti i pasurimit të uraniumit, përbën një element të kufizimit të programit bërthamor të Iranit, një tjetër po e kufizon vëllimin e rezervave të tij. Marrëveshja e vitit 2015, i lejon Irani të mbajë deri në 202.8 kg uranium të pasuruar.

Irani e theu këtë kufizim në korrik të vitit 2019, duke grumbulluar një rezervë uraniumi në rritje të vazhdueshme. Deri në mesin e shkurtit 2021, ai i është afruar sasisë 3 ton (3000 kg)ose më shumë se 14 herë sesa sasia e lejuar.

Kapaciteti pasurues i Iranit

Sipas JCPOA, Iranit iu desh të zvogëlonte me 2/3 numrin e centrifugave të instaluara,dhe

të pasuronte uraniumin duke përdorur vetëm 5.060 centrifuga të gjeneratës së parë (IR-1) gjatë dekadës së ardhshme. Gjithashtu, u lejua të përdorte 1.044 centrifuga për prodhimin e izotopëve të qëndrueshëm, që nuk do të shfrytëzoheshin për synime ushtarake.

Kapaciteti i pasurimit me centrifuga matet nga Njësitë e Veçanta të Punës (SWU) në vit. Makineritë IR-1, që janë të prirura të pësojnë defekte kanë një SWU prej rreth 0.9 për makineri, ndërsa disa nga centrifugat më të përparuara të Iranit janë shumë më efikase.

Aktualisht Irani po pasuron uranium duke përdorur modele më të përparuara të centrifugave, duke rritur ndjeshëm kapacitetin e saj të pasurimit të uraniumit.

Monitorimi dhe verifikimi

Si pjesë e marrëveshjes bërthamore, Irani ka lejuar vullnetarisht inspektime të zgjeruara të objekteve të tij nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), në bazë të Protokollit Shtesë të IAEA në Marrëveshjen e Masave Mbrojtëse Gjithëpërfshirëse. Ai kishte premtuar ta ratifikonte Protokollin Shtesë në vitin 2023, ndërsa Kongresi i SHBA-së do të hiqte sanksionet. JCPOA parashiko masa rigoroze të monitorimit që i tejkalojnë kërkesat e Protokollit Shtesë.

Ndërsa një marrëveshje e përkohshme teknike e shkurtit 2021 me IAEA, e kufizon dëmin

nga një ligj iranian që i frenon shumë autoritetet ndërkombëtare të inspektimit, hyrja e inspektorëve në Iran mbetet një rrezik, në rast se nuk zgjidhet ngërçi rreth ringjalljes së JCPOA-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button