
Pas dorëheqjeve të djeshme, Lidhja Demokratike e Kosovws do të mblidhet përsëri.
Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe Isa Mustafa, i cili dje dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të kësaj partie.
Përveç Mustafës, para pak minutash në zyrat e LDK’së ka arritur edhe Agim Veliu.
Ndryshe, kjo mbledhje vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, ku LDK’ja pësoi humbje të thellë, duke u renditur e treta.