Showbiz

Publikohet bashkëpunimi me Feron, Genta Ismajli tregon një anë të saj që nuk e njihnim

Genta Ismajli dhe reperi Fero kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Level Up”, i cili duket se po pritet mjaft mirë nga fansat e tyre.

Ndërkohë surpriza e këtij projekti është këngëtarja e njohur.

Genta kësaj radhe është shfaqur edhe si repere, duke i befasuar të gjithë me talentin e saj. Edhe pse numëron një sërë këngësh në repertorin e saj muzikor, nuk na kishte rastisur që ta dëgjonim teksa bënte rep.

Por në këtë projekt ajo ka dhënë më të mirën e saj dhe fansat e kanë komplimentuar shumë.  Nga ana tjetër, kënga është pjesë e albumit të Feros që mban titullin “Goat”.

Fero u rikthye disa javë më parë në muzikë pasi për disa kohë ai qëndroi në pushim, madje u zhduk edhe nga rrjetet sociale. Para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button