BotaLajme

Qeveria amerikane e interesuar të paguajë bileta avioni për të sjellë azilkërkues në SHBA

Qeveria amerikane ka shprehur interes për të financuar fluturime të linjave ajrore që do të sillnin azilkërkuesit e bllokuar nga programi “Qëndrim në Meksikë” i ish-Presidentit Donald Trump, tha një zyrtar i Kombeve të Bashkuara në një intervistë të premten.

Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja janë duke analizuar vendndodhjen e emigrantëve dhe kostot që lidhen me fluturimet dhe asnjë vendim nuk është marrë ende, tha Dana Graber Ladek, shefe e misionit OKB-së për emigracionin në Meksikë.

Ndërkohë, njëzet e pesë azilkërkuesit e parë u lejuan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të premten, thanë aktivistët, fillimi ky i një përpjekjeje për të zhbërë një nga politikat më kufizuese ndaj emigracionit të ish-Presidentit Donald Trump.

Presidenti Joe Biden u zotua gjatë fushatës elektorale se ai do të shfuqizonte menjëherë politikën e ish-Presidentit Trump, të njohur si Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), sipas të cilës më shumë se 65,000 azilkërkuesve kryesisht nga Amerika Qendrore u është refuzuar hyrja dhe u kthyen mbrapsht përtej kufirit në Meksikë në pritje të seancave dëgjimore në gjykatë. Shumica u kthyen në shtëpi, por disa qëndruan në Meksikë në kushte ndonjëherë të varfëra ose të rrezikshme, të ekspozuar ndaj rrëmbimeve dhe forma të tjera dhune.

Tashmë, ata do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara ku do të presin që çështjet e tyre të dëgjohen në gjykatat e emigracionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button