Slider

Qeveria: Çdo qytetar që ndalohet në kufi gjatë orës policore, duhet të lirohet të arrijë deri në shtëpi

Qeveria e Maqedonisë i ka hedhur poshtë shkrimet në disa mediume online dhe akuzat nga OBRM-PDUKM, se “derisa qytetarët janë dënuar nga policia gjatë orës policore, Zaev ka intervenuar të lëshohen disa makina”.

Nga Qeveria thonë se në seancën e 51-të, kur është marrë vendimi për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, gjithashtu është vendosur që të përjashtohen qytetarët të cilët para hyrjes në fuqi të vendimit, ndodhen në kufi, ose janë udhëtarë.

“Në mënyrë shtesë, në seancën e Shtabit kryesor të krizës është sjellë përfundim që të gjithë qytetarët që kthehen nga vendet e huaja dhe hyjnë në territorin e RMV-së, në cilin do kalim kufitar, gjatë periudhës kur vlen ndalesa për lëvizje, t’u mundësohet lëvizja deri në arritjen e vendbanimit të tyre”.

“Të drejtat vlejnë për të gjithë. Çdo qytetarë që kapet në kufi pas orës 22:00, ka të drejtë të arrijë deri në shtëpinë e tij dhe askush nuk ka të drejtë ta ndalojë nga kjo. Shërbimet tona kufitare duhet t’i lëshojnë të gjithë shtetasit e RMV-së të cilët i ndalojnë në kufi pas orës 22:00”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button