LajmeMaqedoni

Qeveria u mundësoi fermerëve të lëvizin gjatë orës policore

Me qëllim që aktivitetet bujqësore në rrjedhë të zhvillohen pandërprerje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për fermerët mundësoi përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes, të cilën dje e ka miratuar.

Fermerët e regjistruar në Regjistrin e Vetëm të Pronave Bujqësore (RVPB) që mirëmbahet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do të jenë në gjendje të marrin leje për lëvizje përmes mjetit për lëshimin e lejeve nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, përmes personave të autorizuar nga MBPEU.

Aplikimet për lejet e lëvizjes dorëzohen përmes telefonit ose postës elektronike (e-mail) përmes Njësisë Rajonale të MBPEU (e cila duhet të kontrollojë nëse aplikanti është i regjistruar në Regjistrin e Vetëm të Pronave Bujqësore).

Pronat bujqësore që nuk janë të regjistruara në sistemin RVPB do të jenë në gjendje të marrin leje lëvizjeje nga shtabet komunale të krizave.

Të gjithë ata të cilët më herët kanë nxjerrë leje lëvizjeje, nuk kanë nevojë për leje të reja, pasi lejet nga viti i kaluar janë të vlefshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button