Slider

Qeveria vendosi: Nga nesër orë policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00

Është sjellur vendimi nga ana e Qeverisë që nga nesër nga ora 22 deri në ora 05 të vendoset orë policore.

Ky vendim do të vlejë për dy javë, me çka pas kësaj periudhe do të shqyrtohet përsëri gjendja epidemiologjike.

“Mbledhja e Qeverisë po vazhdon akoma, por vendimi për orën policore është miratuar. Ora policore do të filloj prej nesër në ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit dhe do të zgjas deri më 22 mars, diku 12 ditë. Por do ta ndjekim këtë proces, duke pas parasysh se fillon edhe muaji i agjërimit Ramazani, vendimi ka edhe rol preventiv”, u shpreh Zaev, duke paralajmëruar edhe kontrolle më të ashpra.

Ora policore për herë të parë ishte vendosur vitin e kaluar më 21 mars.

Ora policore nuk do të vlejë për personat që kanë nevojë për trajtim urgjent mjekësor dhe personat që shkojnë në dializë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button