Kuriozitete

Qytetarët e dëshpëruar ndërtojnë një gorillë gjigante për të frikësuar Covid-19

Ata ndërtuan një gorillë 7 metra të lartë në shpresë se do të largoj Covid-19 nga fshati i tyre.

Disa banorë supersticioz të një fshati japonez kanë ndërtuar një gorillë nga çeliku dhe kashta në shpresë se do të frikësoj koronavirusin që të largohet nga fshati i tyre, shkruan “DailyMail”.

Banorët lokal të fshatit Chikuzen, në Japoninë jugperëndimore kanë ndërtuar statujën që ka sy që shkëlqejnë natën sepse sipas besimit të tyre ajo do të mbroj fshatin, transmeton lajmi.net.

Struktura është quajtur gorilla krenare e 2020. Ajo do të “ruaj” fshatin deri muajin tjetër.

Kjo statujë është ndërtuar në dhjetor 2020, dhe tani është bërë një atraksion lokal, që po tërheqë turma të njerëzve për ta vizituar, gjë që do të ketë efektin e kundërt që ata donin të kishte.

Prandaj ata e kanë vendosur që të largojnë statujën së shpejti, sepse sa më shumë vizitorë që ka në fshatin e tyre, aq më i lartë është rreziku i infektimit me koronavirus.

Simboli i gorillës është zgjedhur në mënyrë që të simbolizoj fuqi dhe forcë kundër pandemisë.

Legjenda që krijesat e fuqishme do të mbrojnë fshatin ekzistojnë prej shekujsh në Japoni, ku ata besojnë se disa përbindësha, që ata i quajnë Yokai, kanë fuqinë që të mbrojnë ose të shkatërrojnë njerëzit.

Në rast se ata adhurohen nga njerëzit, ata do të bëhen mbrojtësit e asaj zone. Kjo traditë u bë shumë e shpeshtë rreth viteve 1800. /Lajmi.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button