Sport

Ramos pëlqen postimin ku thuhet se ai do të largohet nga Real Madridi

E ardhmja e Sergio Ramosit është ende e paqartë. Pas më shumë se 15 viteve, qendërmbrojtësi spanjoll mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Ramos, i cili është i lirë të negociojë me klubet dhe mund të nënshkruajë një marrëveshje para-kontratës, do të jetë zyrtarisht i lirë më 30 qershor nëse nuk arrihet rinovimi i kontratës me Real Madridin.

Së fundmi, Sergio Ramos raportohet ta ketë pëlqyer një postim në Instagram ku flitej për largimin e tij nga Real Madridi në verë.

Image

Kjo i shton edhe më shumë zërat se largimi i spanjollit nga Real Madridi do të ndodhë në afatin kalimtar veror. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button