Sport

Reagon Zidane pas humbjes me Bilbaon

Zinedine Zidane tha se nuk e nisën mirë ndeshjen.

Trajneri i Real Madrid është shprehur i zhgënjyer nga disfata në gjysmëfinalen e Supercopa de Espana.

Real Madrid ka humbur ndeshjen gjysmëfinale ndaj Athletic Bilbao, të cilët do të ndeshen me Barcelonën në finale të Supercopa de Espana.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, u shpreh i zhgënjyer por optimist se në të ardhmen gjërat do të ndryshojnë.

“Nuk e lexuam ndeshjen mirë minutat e para, bëmë gabime”, tha ai.

“E nisëm ndeshjen keq, por pas disavantazhit 0-2, gjërat u komplikuan. U munduam në pjesën e dytë të bëjmë disa ndryshime dhe funksionoi, por jo aq sa të fitojmë ndeshjen”, tha francezi.

“Do të ketë shumë polemika për këtë paraqitje, por ne nuk do të ndalemi dhe të mendojmë, do shikojmë përpara”, tha Zidane.

“Isha i kënaqur me paraqitjen e Benzemas, por kërkoja të freskoja sulmin me inkuadrimin e Marianos”, përfundoi Zinedine Zidane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button