Sport

Real Madridi me mungesa të mëdha në ndeshjen kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve

Nga qendra stërvitore e Real Madridit, nuk vijnë lajme të mira për klubin, pasi në stërvitjen e fundit në mëngjes, një numër lojtarësh kryesorë munguan.

Sergio Ramos, Dani Carvajal, Eden Hazard dhe Karim Benzema të gjithë humbën stërvitjen të premten, ndërsa sugjerimet janë që do të mungojnë edhe në ndeshjen ndaj Atalatas.

Tre emrat e parë në atë listë janë të sigurisht ë do të mungojnë në udhëtimin në Itali, ndërsa Benzema është ende në pikëpyetje.

Sulmuesi francez është në dyshim serioz shkaku i gjendjes fizike, dhe askush nuk është i sigurt nëse ai do të jetë në gjendje të luajë në mesjavë.

Nëse Benzema nuk është atje, kush do të shënojë gola? Që kur Cristiano Ronaldo u largua, Benzema ka marrë shumë përgjegjësi dhe shënimi i golave nga ai është rritur.

Lista e golashënuesve të Los Merengues për këtë sezon nuk jep shumë optimizëm, pasi Casemiro është shënuesi tjetër më i mirë me pesë gola, ndërsa Luka Modric ka katër. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button