Slider

Regjistrimi, për mërgimtarët aplikacion i veçantë

Regjistrimi i diasporës dhe përfaqësuesve të misioneve diplomatike dhe konsullore fillon të hënën, duke shënuar adresën e postës elektronike dhe numrin amë, përmes një aplikacioni të veçantë onlajn. Cila është adresa e fundit e vendbanimit këtu në vend, sa anëtarë të familjes kanë në Maqedoni, dhe pse u larguan nga vendi, janë disa nga pyetjet e para që do t’u përgjigjen mërgimtarët. Aplikimi elektronik mund të plotësohet vetëm nga jashtë vendit, me mundësinë e zgjedhjes në tetë gjuhë.

Pyetësorët e përfshirë në aplikacion do të jenë identikë, me ato të regjistrimit në vend, me ndryshimin që këtu nuk do të kemi përdorimin e bazave të të dhënave, sepse kjo lidhje është e pamundur, atëherë kërkon masa sigurie shumë më të mëdha, për të siguruar parandalimin e mundshëm të ndonjë ndërhyrjeje. Prandaj fillojmë një muaj më parë, që të kemi kohë ti krahasojmë të gjitha këto të dhëna, me të dhënat që gjenden në bazat e të dhënave- deklaroi Apostol Simovski – Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Thirrja për vetë-regjistrim i Ministrisë së Punëve të Jashtme do të zbatohet përmes një fushate të veçantë, që përfshin ambasadorë, konsuj dhe përfaqësues të Përfaqësive Konsullore Diplomatike, të cilët duhet të përgatisin një plan të veçantë, për informimin e qytetarëve në lidhje me regjistrimin.

Do t’ju tregoj një shembull konkret, përfaqësuesi nga Australia tha që ata kanë një radio lokale të përdorur nga mërgimtarët tanë, dhe është një mundësi e mirë për t’u informuar përmes radios lokale për mënyrën, procedurën, kohën e regjistrimit etj. Diku nuk ka mundësi të tillë, kështu që ne do të duhet të komunikojmë përmes klubeve që organizohen nga qytetarët, rrjetet sociale do të jenë mjeti ynë më i mirë për të arritur te qytetarët – tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Për ata emigrantë që nuk do të regjistrohen në mënyrë elektronike, mbetet alternativa, të dhënat për ta të jepen nga një anëtar tjetër i familjes që është këtu në shtet. Me përjashtim të diasporës dhe anëtarëve të misioneve diplomatike dhe konsullore, regjistrimi do të fillojë një muaj më herët, si dhe për të burgosurit dhe të pastrehët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button