Showbiz

Rikthehen në “Përputhen”, kështu duken Tea dhe Bearti

Pas gjithë zhurmës, debateve dhe akuzave, Tea, Bearti dhe Olsa kanë vendosur të lënë çdo gjë pas krahëve dhe këtë të dielë çifti i famshëm do të rikthehen në “Përputhen”.

Këtë e ka njoftuar vetë Olsa me anë të një fotoje në instagram shkëputur nga puntata e së dielës ku shohim çiftin në studio.

Ajo nuk ka ndarë detaje të tjera, por fakti që ata do të jenë sërish në “Top Channel”, pas gjithë akuzave kundrejt njëri tjetrit i ka habitur të gjithë, madje edhe ish opinionistët e këtij spektakli.

Meridian Ramcaj ka thumbuar hapur Tean në instastory teksa shkruan: “Pështy, lëpij, lëpij pështy, të dielë të mbarë”Video Player

Më pas ai ka ndarë një nga videot e Teas ku i drejtohej gjithë akuza Olsës që ishte në dijeni të gjithçkaje, por pavarësisht kësaj e ka detyruar të qëndrojë edhe pse Tea nuk ka dashur.

Në një moment gjatë videos Tea i drejtohet Olsës duke i thënë se më duket e ka kujtesën e shkurtër dhe krahas kësaj videoje Meridiani shkruan: “Po ti Tea si e ke kujtesën”Video Player00:0000:15

Kujtojmë se Meridiani ishte i pari që ka hedhur dyshime rreth vërtetësisë së lidhjes mes Andit dhe Teas, por në atë kohë askush nuk e besoi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button